Daja: Do të shkojmë në Shkodër për tre pikë

Futboll

Daja: Do të shkojmë në Shkodër për tre pikë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 14:46
Daja: Do të shkojmë në Shkodër për tre pikë

Ilir Daja doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të transfertës në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit, teksa premtoi se skuadra do të luajë për fitore, në mënyrë që të rikuperojë pikët e lëna rrugës dhe të shkojë më e qetë drejt derbit të të enjtes.

Tekniku foli edhe për merkaton e “të kuqve”, por deklaroi se për momentin nuk u lejohet të përmendin fjalën titull, ndonëse Partizani nuk do të heqë dorë nga objektivat.

"Sa e rëndësishme ishte që Kukësi u zhvendos në Durrës për t’u stërvitur, pasi këtë javë nuk ishin në të njëjtin vend me ju?

Jo vetëm me Kukësin, por edhe me ekipet e tjera si Dinamo, është kjo vështirësi, por kemi rënë dakord mes stafeve, që në javët e përballjeve direkte dikush zhvendoset, ose nuk stërvitemi në të njëjtin orar.

Kukësi është një skuadër e vështirë, që mban shumë topin dhe organizon manovrën nga mbrapa, ndaj ka një meritë edhe trajneri, që ka ditur t’u marrë më të mirën futbollistëve në dispozicion. Edhe ne kemi meritë për atë që kemi bërë në javët e fundit dhe e kemi përgatitur shumë mirë përballjen e nesërme, ndonëse kemi pasur mungesa për shkak të virozave.

Kemi edhe seancën e fundit për të vendosur për formacionin dhe do të shkojmë në Shkodër për tre pikë", ka thënë Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat