Ish trajneri famshëm i Prishtinës, refuzoi Franjo Tuxhmanin! Ky i fundit ia mbylli telefonin

Futboll

Ish trajneri famshëm i Prishtinës, refuzoi Franjo Tuxhmanin! Ky i fundit ia mbylli telefonin

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 15:39
Mirosllav Çiro Bllazheviç

Mirosllav Çiro Bllazheviç, trajneri i famshëm kroat, edhe sot është thellë në zemrat e dashamirëve të futbollit prishtinas dhe në përgjithësi të Kosovës. 

Ai në pranverën e vitit 1985 la Grasshoppersin e Zvicrës dhe mori timonin e Prishtinës, kur garonte në elitën e futbollit ish jugosllav. 

Bllazheviçi si Bllazheviçi tregon edhe një fërkim të vitit 1998 me futbollistin kroat Igor Cvitanoviqin dhe përplasjen me presidentin kroat të atyre viteve Franjo Tuxhman.

Ta kundërshtosh Tuxhmanin ka qenë punë e madhe por Çiro nuk e ka pasur problem sepse e ka vlerësuar veten me mbret si presidenti. 

Ai kujton humbjen me rezultat 2:1 nga Franca pikërisht me 8 korrik të vitit 1998, në ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që i mbetet merak që nuk u kualifikuan në finale. 

Megjithatë fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, pjesë e Kombëtares kroate ka qenë edhe ylli nga Kosova, Ardian Kozniku. 

“Po të kisha Cvitanoviqin, do të kisha shënuar tre gola për mbrojtjen e ngadaltë që e kishte Franca. Por ai më detyroi ta dëboja. 

Tuxhmani më thirri dhe më urdhëroi që mos ta largoja Cvitën, por unë i thashë: “President, do të jetë gjithmonë siç thua ti, por tani zgjidh: autoritetin tim apo të Cvitës’.

Ai më mbylli telefonin! Unë i thashë: "Cvitë, ti do të shkosh në shtëpi'”, ka thënë mes të tjera Bllazheviç për mediumin kroat “24 Sata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat