De Laurentiis: Për dy vite më kanë penguar të shkoj në shtëpinë time

Futboll

De Laurentiis: Për dy vite më kanë penguar të shkoj në shtëpinë time

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 17:50
De Laurentiis: Për dy vite më kanë penguar të shkoj në shtëpinë time

“Mos më lini të flas sepse, nëse flas për futboll, shpërthen ferri.

Për dy vite më kanë penguar të shkoj në shtëpinë time në Los Angeles. Mezi pres të shkoj atje, ndoshta nga 20 janari, për të pasur një muaj rigjenerues”. Kështu, Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, iu përgjigj disa pyetjeve që iu drejtuan nga gazetarët.

Ai u shpreh për sistemin e futbollit italian dhe organizimin e tij: “Ne te Napoli jemi ndër të paktat klube me llogari të mira. Në Itali ka edhe të tjerë, si Fiorentina për shembull. A ka konkurrencë të pandershme? Nuk kam pse ta them, ju e kuptoni vetë.

Kjo është përgjegjësi e Federatës së Futbollit. Lega, nëse është një shoqatë shoqërish aksionare, pra e pavarur, duhet të paguajë Federatën e Futbollit dhe Federata e Futbollit të mos bëjë asgjë, nëse jo sekretariati për gjëra të tilla. Në vend të kësaj, ajo u bë një qendër pushteti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat