Sevilla fiton në frymën e fundit, kthen kokulur Atleticon

Futboll

Sevilla fiton në frymën e fundit, kthen kokulur Atleticon

Nga: K.G. Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 23:00
Sevilla fiton në frymën e fundit, kthen kokulur Atleticon

Atletico Madridi kthehet kokulur nga Sevilla, një minutë e ndau nga barazimi.

Sevilla ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Atletico Madridit.

Një fitore në frymën e fundit por shumë me rëndësi në luftë për titullin e  kampionit në Spanjë. 

Futbollisti Rakitiç shënon në minutën e 7-të për Sevillën e Felipe e barazon në atë të 33-tën. 

Kur pritej se takimi do të përfundon baras, Ocampos shënon në minutën e 89-të, për fitoren e Sevillës. 

Reali kryeson me 42 pikë pas 18 jave e Sevilla është e dyta me 37, ndërsa Atletico mban pozitën e pestë me 29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat