Ish kandidati për president të Barcelonës: Do ta parandaloja largimin e Messit

Futboll

Ish kandidati për president të Barcelonës: Do ta parandaloja largimin e Messit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 08:32
Victor Font

Ish kandidati për postin e presidentit të Barcelonës, Victor Font thotë se do e kishte parandaluar largimin e yllit Lionel Messi.

Verën që lamë pas, Barcelona nuk kishte financa për ta regjistruar argjentinasin në La Liga, kësisoj futbollisti kaloi si agjent i lirë te PSG.

Font që doli i dyti në zgjedhjet për president pas Joan Laportas, thotë se e kishte menduar si ta parandalonin largimin e Messit nga “Camp Nou”.

“Do ta parandaloja largimin e Messit. Kishim plan të zbrisnim pagat rreth 100 milionë euro. Në rast që Messi donte të qëndronte, atëherë kishte vend”.

“Do t’i ofronim kontratë për jetën dhe kjo do të ndikonte që të kishte vend”, tha ai për “TV3”.

Ndërkohë, Barcelona dje regjistroi fitoren e parë pas një kohë të gjatë në shtëpi ndaj Elches.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat