Kukësi kundër Partizanit

Futboll

Kukësi kundër Partizanit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:11
Kukësi kundër Partizanit

Kukësi - Partizani, është padyshim një ndër ndeshjet më intriguese të kësaj jave në Abisnet Superiore.

Verilindorët, një ndër skuadrat më të mira të këtij kampionati, aktualisht në vendin e dytë të klasifikimit, nuk mundën të përfitonin si duhet nga rrëshkitja e Tiranës pasi barazuan me Teutën. Bashkë me humbjen ndaj Lacit, bëhen dy sfidat radhazi pa fitore për skuadrën e Diego Longos, që kërkon trepikëshin përballë një Partizani në formë.

Të kuqtë e Ilir Dajës fituan me meritë derbin me Dinamon, dhe tani kërkojnë një tjetër sukses, për të rikuperuar terren në tabelën e klasifikimit, aty ku qajnë pikët e humbura në fazën e parë. Janë disa lojtarët në dyshim në kampin e kuq, duke nisur nga Belica që ka patur një gjendje gripale dhe mbetet për tu parë nëse do tja dalë, ndërsa më shpresëdhënëse është gjendja e Stenio Junior dhe Sembene që kanë më shumë shanse për të qenë në dispozicion të Dajës.

Për Diego Longon nuk do të jetë Shqipërim Taipi, me italianin që i duhet të gjejë një zëvendësues në mesfushë ku ka mundësi për të fituar një fanellë titullari Redi Veriu. Me një Kukës që aplikon lojën sulmuese dhe krijon raste, përballë një Partizani të ekuilibruar, të vështirë për tu mposhtur por që vuan dicka në fazën finalizuese , është një ndeshje taktikisht interesante, përtej faktit që përballen dy skuadra në radhën e pretendentëve për titullin.

Për Partizanin Kukësi është rivali i radhës në një tur delikat ndeshjesh, që pason me sfidën ndaj rivalëve të përjetshëm të Tiranës, një itenerar që i jep akoma më shumë rëndësi përballjes së kësaj të diele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat