Chelsea interesohet për yllin e Milanit

Futboll

Chelsea interesohet për yllin e Milanit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:42
Theo Hernandez

Mbrojtësi i AC Milanit, Theo Hernandez është ‘shënjestër’ e gjigantit anglez, Chelsea.

Pasi mbrojtësi Ben Chilwell këputi ligamentet dhe duhet të operohet, trajneri Thomas Tuchel është i detyruar të kërkojë alternativë për të zëvendësuar anglezin.

Sipas El Nacional, tekniku gjerman është admirues i “Bluve”, që është duke kaluar formën më të mirë në karrierë që prej kalimit te Milan.

Francezi ka bërë 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke kontribuar me pesë asistime nga 14 ndeshjë në Itali.

Derisa janë duke garuar për titull, zyrtarët e Milanit janë kundër shitjes, por dështimi që të sigurojnë vazhdimësinë në garat evropiane ka ndikuar në financa.

Raporti shton se Milan do jetë i përgatitur ta lejojë Hernandez të largohet për 40 milionë euro gjatë afatit dimëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat