Vidal mund të lerë Interin

Futboll

Vidal mund të lerë Interin

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:55
Vidal mund të lerë Interin

Në janar Arturo Vidal mund të lerë Interin.

Mesfushori kilian konsiderohet një element i rëndësishëm për Simone Inzaghin por gjithmonë kur vjen nga stoli pasi si titullar mbreti “Arturo” është preferuar shumë pak në këtë sezon, me Inzaghin që hedh rregullisht në fushë treshen Brozovic-Barella-Calhanoglu në mesfushë.

Për këtë arsye Vidal po mendon seriozisht largimin që në janar dhe e tundon ideja për t’iu bashkuar Antonio Contes te Tottenham në Premier League, një kampionat në të cilin kiliani nuk ka provuar të luajë më parë.

Mbetet për t’u parë nëse interesi i Tottenham është real, ndërkohë që Inzaghi do të dëshironte ta kishte në ekipin e tij deri në fund të këtij sezoni për të arritur objektivat me më kryesorin që është mbrojtja e titullit kampion në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat