Ramadani dhe Josa zgjedhin titullarët

Futboll

Ramadani dhe Josa zgjedhin titullarët

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 13:07
Ramadani dhe Josa zgjedhin titullarët

Do të startojë në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia”, sfida Egnatia-Laçi, e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë Superiore.

Skuadra rrogozhinase kërkon fitoren ku i mungon prej më shumë se dy muajsh dhe pikërisht suksesi i fundit ka qenë në fazën e parë ndaj Laçit me rezultatin 0-1 falë golit të Pedro Augusto.

Ndërsa kurbinasit vijnë ndryshe nga ky takim, teksa synojnë suksesin e katërt radhazi në kampionat dhe kërkojnë vazhdimësinë e këtyre rezultateve pozitive.

FORMACIONET ZYRTARE –

EGNATIA – Puja; Xhekson, Krasniqi, Kacbufi, Krivanjeva; Çyrbja, Iseni, Lila, Guilherme; Shtubina, Magani. Trajner: Zekerija Ramadani.

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Velkovski, Malota, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat