Uruguajani nuk ka hapësira në radhët e Manchester United

Futboll

Uruguajani nuk ka hapësira në radhët e Manchester United

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 14:59
Uruguajani nuk ka hapësira në radhët e Manchester United

Barcelona është gjendur në mënyrë të papritur me forca të reduktuara në sulm, duke qenë se Sergio Aguero tashmë i ka dhënë lamtumirën klubit si pasojë e problemeve kardiake. Lojtari argjentinas e pati të pamundur të vazhdonte aventurën me katalanasit, ndërsa tashmë spanjollëve iu lind detyra për ta zëvendësuar El Kun.

Në fokusin kryesor të Barcelonës është Edinson Cavani.

Uruguajani nuk ka hapësira në radhët e Manchester United dhe në këtë formë është i hapur për të provuar një eksperiencë të re. Sakaq, janë zbuluar edhe detajet e kontratës së ofruar nga Barcelona për sulmuesin.

Bëhet fjalë për një kontratë me kohëzgjatje prej një viti e gjysmë, nga e cila deri në muajin qershor Cavani do të përfitojë 3.5 milionë euro, plus 1 milionë të tjera në formën e bonuseve.

Ndërkaq, në vitin pasardhës, Cavani do të përfitonte 4.5 milionë euro dhe 1.5 të tjera në formën e premiove. Tashmë, topi është në këmbët e 34-vjeçarit dhe të vendosë nëse do ta pranojë propozimin apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat