Allegri: Është një rrugëtim i gjatë

Futboll

Allegri: Është një rrugëtim i gjatë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 15:16
Allegri: Është një rrugëtim i gjatë

Juventusi mori tre pikët kundër Bologna dhe trajneri Max Allegri për DAZN u shpreh:

“Të gjithë bashkëpunuam kur mbroheshim dhe kështu duhet të jetë gjithmonë. Në krahasim me ndeshjen kundër Venezia, kishim një qëndrim më të mirë nga fillimi ndeshjes.

Gjithsesi duhet të bëjmë më shumë përpara. Bologna ka cilësi dhe është e natyrshme që ata të kishin mundësi shënimi. U paraqitëm mirë, por nuk mund ta ulim përqendrimin tani, pasi ka shumë ndeshje direkte në janar përpara se të nisë sërish Champions League”.

“S’ka afrime në janar? Juventusi ka një skuadër të shkëlqyer dhe ne do vazhdojmë me këtë grup deri në fund të sezonit.  Është një rezultat i mirë që na mban në garë për vendin e katërt, por nuk duhet ta ulim vigjilencën tani.

Është një rrugëtim i gjatë, me shumë lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë. E dinim që në fillim se nuk do të ishte e lehtë për t’u renditur në katër më të mirat apo të konkurronim për titullin kampion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat