Klopp kërkon nga Liverpool të thyejnë rekordin e transferimeve

Futboll

Klopp kërkon nga Liverpool të thyejnë rekordin e transferimeve

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 15:41
Jude Bellingham

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërkuar nga klubi të nënshkruajnë me Jude Bellingham nga Borussia Dortmund verën tjetër.

18-vjeçari është bërë ndër yjet më të kërkuar pasi arriti të fitojë vendin titullar te Dortmund dhe Anglia, pavarësisht moshës.

Liverpool thuhet se është skuadra favorite për anglezin, bashkë me klubet si Man United, Chelsea, Man City, Real Madrid, Bayern Munich, Juventus dhe PSG.

“El Nacional” raporton se Dortmund kërkon 100 milionë euro për Bellingham dhe që Klopp është i dëshpëruar për të pasur në skuadër futbollistin e lartë përmendur.

Liverpool është në kërkim të një mesfushori që të zëvendësojë Georginio Wijnaldum, derisa lojtarët si Jordan Henderson, Thiago Alcantara dhe James Milner tashmë kanë mbushur mbi 30 vjeç.

Në rast që Liverpool paguan çmimin që kërkon Dortmund, atëherë do thyejnë edhe rekordin e transferimeve në skuadër, ngase për momentin lojtari më i shtrenjtë ishte Virgil van Dijk.

Bellingham ka zhvilluar 24 paraqitje këtë edicion, duke shënuar tre gola dhe dhuruar nëntë asistime./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat