Kukësi - Partizani, formacionet

Futboll

Kukësi - Partizani, formacionet

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Kukësi - Partizani, formacionet

Kukësi luan si pritës ndaj Partizanit në Loro Boriçi, me verilindorët që vijnë në këtë sfidë pas dy ndalesave, disfatës me Laçin dhe barazimit me Teutën.

Kështu, të besuarit e trajnerit Diego Longo kërkojnë reagimin, ndërsa nga ana tjetër, Partizani i Ilir Dajës vjen pas triumfit në derbi me Dinamon dhe tashmë iu duhet vazhdimësia e rezultateve.

Sakaq, trajnerët kanë vendosur edhe për formacionet zyrtare, me Kukësin që nuk ka Shqiprim Taipin për shkak kartonësh, por që ka rikuperuar Ndrecën.

Nga ana tjetër, Partizani zbret në fushë me rreshtimin 3-5-2, teksa nuk është Stenio Junior dhe në sulm vendoset Cara së bashku me Malën. Sakaq, vlen të theksohet edhe mungesa e Belicës në mbrojtje.

Kukësi (4-3-3): Tafas, Bytyçi, Lulaj, Marku, Ndreca, De Lucas, Gj. Taipi, Hila, Feijao, Basa, Gavazaj
Trajner: Diego Longo.

Partizani (3-5-2): Teqja, Sota, Shehi, Sembene, A. Marku, Rrapaj, Murataj, H. Marku, Musta, Cara, Mala
Trajner: Ilir Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat