Guardiola flet për rekordin e vendosur nga Manchester City

Futboll

Guardiola flet për rekordin e vendosur nga Manchester City

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:23
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka komentuar rekordin e vendosur sot nga Manchester City.

Skuadra e Manchester City, e drejtuar nga Pep Guardiola, ka thyer një rekord që mbahej për tri dekada nga Liverpool.

Ata sot kanë regjistruar fitoren numër 34 brenda këtij viti kalendarik në Premier League dhe kjo sipas Guardiola dëshmon një konsistencë të jashtëzakonshme. Megjithatë, ai preferon titujt.

“Do të thotë se kemi konsistencë si skuadër. Të mos fitosh tituj ose finale, vetëm të fitosh dhe të fitosh. Një ditë, ato do të thyhen. Të gjitha rekordet ekzistojnë për atë, por ne jemi të lumtur”, ka thënë Guardiola.

“Preferoj të fitojmë tituj, por nëse thyen rekord, fiton ndeshje, fiton ndeshje, kjo tregon vlerën që ka skuadra. Komplimente, nuk është e lehtë të bëhet dhe jam i lumtur për djemtë, ata duhet të jenë krenarë. Jo më shumë sesa kaq. E di se kemi margjinë për t’u bërë skuadër më e mirë dhe po punojmë për këtë”, shtoi ai.

Manchester City shkon në festën e Krishtlindjes si skuadër lidere e Premier League dhe ka kohë për të regjistruar më pas edhe një fitore pas këtij viti kalendarik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat