Katër gola në derbin Tottenham - Liverpool, ky është rezultati përfundimtar

Futboll

Katër gola në derbin Tottenham - Liverpool, ky është rezultati përfundimtar

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:24
Katër gola në derbin Tottenham - Liverpool, ky është rezultati përfundimtar

Derbi i madh anglez mes Tottenhamit e Liverpoolit, përfundon pa fitues (2:2), në kuadër të javës së 18-të të Premier League në futboll. 

Në minutën e 13-të, Harry Kane me mjeshtri depërton brenda 16-shit  e me saktësi shënon në këndin e poshtëm të majtë, 1:0. 

Në minutën e 35-të, Diogo Jota shënon gol të bukur. 

Ai godet me kokë nga rreth 8-9 metra duke shënuar në pjesën e epërme, 1:1. 

Sulmuesi anglez Kane dështoi të shënojë i vetëm përballë portierit Alisson, i cili e priti goditjen e tij të plogësht në minutën e 55-të

Robertson në minutën e 70-të kalon në epërsi (1:2) Liverpoolin, por nuk vonon as katër minuta (74') e Son Heung-Min shënon për 2:2.

Në minutën e 77-të, Robertson përjashtohet me karton të kuq, Liverpool mbetet me një lojtar me pak.

Pas javës së 18-të, Liverpool është në vend të dytë me 41 pikë e Tottenham i shtati me 26 pikë, por kjo e fundit ka tre ndeshje me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat