Dajës i dhemb autogoli

Futboll

Dajës i dhemb autogoli

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:31
Dajës i dhemb autogoli

Ka përfunduar mes ankthit ndeshja Kukësi-Partizani. Të kuqtë e kanë nisur mjaft mirë përballjen, duke pasur fitoren si qëllimin e vetëm në mënyrë që të kthehen në shinat e duhura për l.uftën për titull kampion. Emiliano Musta ka ndëshkuar shpejt ish-skuadrën e tij, teksa që në minutën e 11 ka shënuar një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit.

Por nëse në pjesën e parë bëri Partizanin të qeshte, në të dytën Musta e bën skuadrën e tij të “qajë“. Në minutën e 70‘ futbollisti shqiptar kthen topin në mënyrë të gabuar pas, duke e dërguar në portën e tij.

Një autogol ky që i kushton shumë të kuqve, teksa me një aksion mjaft të bukur dhe me një finalizim për tu duartrokitur nga Taipi, Kukësi përmbys Partizanin duke e mbyllur ndeshjen në rezultatin 2-1. Verilindorët rikthehen te fitorja dhe tremb Tiranën, së cilës i bashkohet në krye me pikë të barabarta. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport“.

Daja (Partizani): “Duhet ta kishim përfunduar pjesën e parë në një rezultat më të madh sepse kishim goxha raste përpara postës. Nuk mund të humbësh një ndeshje të tillë.

Nuk kishim çfarë të ndryshonim. Territorin në pjesën e dytë e mori Kukësi, por në golin e dytë erdhi goditja e parë në portë e kundërshtarit.

Kishim raste pothuajse në çdo moment. Kur nuk shënon do e pësosh, qoftë edhe me një autogol. Në atë moment u demoralizuam.

Përderisa shpërdorojmë shumë duhet që me lojtarët që kemi në dispozicion të jemi më të qetë përpara portës. Lojtarët bëjnë një gjë pozitive që shkojnë në zona të rrezikshme të kundërshtarit. Nëse do kishim ato pikë të munguara nga pjesa e parë, atëherë do të ishim më të qetë përpara portës“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat