Amir Rrahmani me Napolin sikur në qiellin e shtatë, triumfojnë kundër Milanit

Futboll

Amir Rrahmani me Napolin sikur në qiellin e shtatë, triumfojnë kundër Milanit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 22:44
Amir Rrahmani me Napolin sikur në qiellin e shtatë, triumfojnë kundër Milanit

Milani shënon në minutën e fundit përmes futbollistit Franck Kessie, por pasi u shikua VAR-i, u anulua goli për shkak të pozitës jashtë loje. 

Amir Rrahmani me Napolin sikur në qiellin e shtatë, triumfojnë kundër Milanit.

Napoli ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Milanit në stadiumin "Giuseppe Meazza" në Milan. 

Në minutën e 5-të, Zielinski kroson nga rivënia e këndit, ndërsa Elif Elmas nga afërsia me kokë shënoi në këndin e majtë, për fitoren e madhe të Napolit me rezultat 0:1. 

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, me shokë dhanë maksimumin në derbin e madh duke importuar tre pikë në momentin më të mirë dhe tani janë vetëm katër pikë larg liderit Interi. 

Interi kryeson me 43 pikë, duke lënë pas Napolin me 39 e Milani po ashtu me 39 pikë pas 18 jave në Serie A.

Zlatan Ibrahimoviç me bashkëlojtarë lëshuan fushën të dëshpëruar, e në anën tjetër përkatësisht tek Napoli gëzim i madh për fitoren ndaj rivalit direkt për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat