Presidenti i Bayernit e bën të qartë

Futboll

Presidenti i Bayernit e bën të qartë

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 12:47
Presidenti i Bayernit e bën të qartë

Herbert Hainer, president i Bayernit të Mynihut, “u vë kufirin te thana” futbollistëve të kampionëve të Gjermanisë të cilët janë në fund të kontratës dhe kërkojnë përmirësim të ndjeshëm të pagës së tyre për të qëndruar në Bavari.

 67-vjeçari e bëri të qartë se klubi i famshëm gjerman nuk do të prishe ekuilibrat financiarë duke ofruar paga të larta. Ai mori shembull atë që ndodhi me David Alaban, në njëfarë mënyrë duke u treguar derën atyre që kanë pretendime të ekzagjeruara financiare.

“Është legjitime që lojtarët duan të paguhen sipas vlerës së tyre, por ne gjithashtu e konsiderojmë legjitime që një klub të thotë se nuk do t’i paguajë ato shuma të larta. Ne e kemi treguar tashmë me Alaban,” – shpjegoi Hainer.

Presidenti ka shpjeguar edhe situatën kontraktuale të Sules dhe Comanit. “Ne jemi në bisedime me Sülen. Kingsley e di shumë mirë se çfarë ka tek Bayerni dhe si është rritur këtu. I kam thënë tashmë Kimmich, por edhe Goretzkas, se nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Bayerni. Këtu mund të fitojnë gjithçka,” – tha më tej zyrtari i lartë i Bayernit.

Pavarësisht se është klubi më i fuqishëm në Gjermani, Bayerni ka një politikë të qartë që shmang pagat shumë të larta. Pikërisht kjo qasje ka bërë që të jetë një skuadër e konsoliduar financiarisht dhe kurrë të mos ketë probleme të rëndësishme ekonomike, që do të vinin në rrezik më pas, projektin sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat