Barcelona i ofron kontratë pesë vjeçare Gavit

Futboll

Barcelona i ofron kontratë pesë vjeçare Gavit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 19:46
Gavi

Gavi pritet të rinovojë kontratën me Barcelonën.

Pas largimit të Lionel Messi dhe lëndimit të Ansu Fati, Barcelona ka gjetur një tjetër yll në rritje për ta mbështetur skuadrën mbi të.

Mesfushori Gavi ka bërë paraqitje fantastike, duke arritur të fitojë edhe ftesë te kombëtarja e Spanjës.

Barca tani po mendon për rinovimin e kontratës së lojtarit dhe ofrojnë pesë kontratë për të.

Klauzola aktuale e lojtarit prej 50 milionë eurove do të largohet, për të ruajtur kartonin e tij.

Gavi pritet të ketë rritje në pagë vit pas viti, varësisht nga paraqitjet e tij.

Kontrata e re është çështje kohe sipas Fabrizio Romano. Pritet vetëm të finalizohen detajet dhe të vihet firma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat