PSG habitet nga lëndimet e Ramosit

Futboll

PSG habitet nga lëndimet e Ramosit

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 01:01
Sergio Ramos

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, e ka pranuar se klubi ishte i vetëdijshëm se Sergio Ramos vuante nga lëndimet para se t’i bashkohej klubit në verë si lojtar i lirë, por nuk kishte pritur se ai do të mungonte kaq gjatë.

Ramos iu bashkua PSG-së në verë si lojtar i lirë, pasi u largua nga Real Madridi me të cilin i mbaroi marrëveshja pas përfundimit të sezonit të kaluar.

Por kalimi i tij në Parkun e Princave nuk shkoi sipas planit, pasi ai priti gati tre muaj për ta bërë debutimin për skuadrën e Mauricio Pochettinos.

“Ne nuk prisnim që Ramos të mungonte katër apo pesë muaj”, tha Leonardo për Europe 1.

“Ne e dinim se ai kishte lëndime nga sezoni i kaluar të cilat duhej t’i rregullonim, por është e vërtetë se kemi mbetur të habitur paksa”, theksoi ai.

“Kishte tensione, por ne u përgatitëm sa më mirë dhe e vëzhguam situatën. Por tani ai është në rrugën e duhur. Do të jetë e rëndësishme ta kemi atë për pjesën e dytë të sezonit”, shtoi ai.

Ramosi debutoi për PSG-në më 28 nëntor kundër Saint-Etienne në Ligue 1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat