Guardiola dënon tre lojtarë

Futboll

Guardiola dënon tre lojtarë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 11:02
Guardiola dënon tre lojtarë

Pep Guardiola bëri tri ndryshime në formacionin e Mançester Sitit kundër Njukasëllit të dielën dhe konfirmoi se ato erdhën për shkaqe disiplinore. Xhek Grilish, Fill Foden dhe Xhon Stons u ulën në stol për t’iu hapur vend Gabriel Zhezusit, Zhoao Kanselos dhe Rahim Sterlingut në “St James’ Park”.

Vetëm Stons u aktivizua si zëvendësues i Diazit në 70’ në fitoren 4-0 kundër “Qymyrxhinjve”, e cila blindoi vendin e parë.

Por katalanasi refuzoi të pranonte se ai bëri rrotacion me emrat në fjalë:

“Jo rrotacion, jo. Unë vendosa për këtë skuadër, sepse ata merituan të luanin dhe jo të tjerët. Gjatë Krishtlindjes unë i jap shumë rëndësi sjelljes si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

Dhe kur jashtë fushe ajo nuk është e duhura, atëherë ata nuk kanë për të luajtur. Kështu që ne duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë kohës, sepse shpërqendrimet gjatë kohës së Krishtlindjes janë diçka që ndodh, por ne duhet të jemi të përqendruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat