Martial preferon kalimin te skuadra spanjolle

Futboll

Martial preferon kalimin te skuadra spanjolle

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 13:36
Anthony Martial

Sulmuesi francez Anthony Martial ka shprehur dëshirën që në afatin kalimtar të transferimeve në janar të largohet nga gjigandi anglez Manchester United.

Tani raportohet se preferenca e Martial është që të kaloj në La Ligan spanjolle, dhe t’i bashkohet skuadrës së Sevillas.

Po ashtu, interesim në shërbimet e yllit francez kanë shprehur edhe dy gjigandët si Barcelona dhe Juventusi, ku së bashku me Sevillan dëshirojnë që ta transferojnë Martial në formë huazimi.

Gjatë ditëve në vazhdim Martial do të ketë bisedime me trajnerin e Manchester United Ralph Rangnick mbi të ardhmen e tij.

Që nga transferimi i tij nga skuadra e Monacos te Manchester United, Martial ka arritur të bëjë 268 paraqitje për “Djajtë e Kuq” duke regjistruar 79 gola dhe 50 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat