PSG përgatit kontratën e re për Marquinhos

Futboll

PSG përgatit kontratën e re për Marquinhos

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:04
Marquinhos.

Paris Saint Germain nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë qendërmbrojtësin Marquinhos.

Ylli i Paris Saint Germain duket se së shpejti do ta ketë në tavolinë propozimin e ri nga skuadra parisiene, për rinovimin e kontratës.

Marquinhos në kushtet e kontratës do të ketë bonuse për triumfin në Ligue 1 dhe Champions League.

Raportimet nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se nuk ka dyshime mbi të ardhmen e lojtarit. Braziliani qëndron te PSG.

E vetmja dilemë është nëse firma e re do ta mbajë Marquinhos te PSG deri në vitin 2026 apo 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat