Zbulon të vërtetën

Futboll

Zbulon të vërtetën

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:56
Javier Zanetti

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti e ka pranuar se Zikaltrit nuk kanë mundur të transferonin Messin dhe konfirmon se shumë klube janë të interesuar në Lautaro Martinezin.

Messi e la Barcelonën në verën e kaluar, duke u bashkuar me Paris Saint-Germainin si lojtar i lirë,

“Askush nuk mendoi se Messi mund të largohej nga Barcelona në verë. Ne ishim në mes të pandemisë dhe nuk mundnim të bënim investim kaq të madh sepse mund ta kishte vendosur të ardhmen e klubit në rrezik”, tha Zanetti.

Messi, 34-vjeçar nënshkroi kontratë deri në vitin 2023 me gjigantët e Ligue 1 me opsion për ta zgjatur qëndrimin në klub edhe për një sezon tjetër.

Interi ndërkohë gjendet i pari në Serie A dhe së fundmi kanë zgjatur kontratat e Bastonit, Barellas dhe Lautaro Martinezit.

Përkundër faktit se e rinovuan kontratën, Zanetti e pranon se ende shumë klube po e monitorojnë sulmuesin argjentinas që ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat