“Zonja e vjetër” kërkon të përfitojë nga mosmarrëveshjet...

Futboll

“Zonja e vjetër” kërkon të përfitojë nga mosmarrëveshjet...

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:02
“Zonja e vjetër” kërkon të përfitojë nga mosmarrëveshjet...

Pavarësisht deklaratave të drejtuesit të Juventusit, Arrivabene, i cili deklaroi se nuk do të ketë përforcime në janar, mediet angleze theksojnë se bardhezinjtë po bëjnë disa lëvizje për të përforcuar skuadrën e drejtuar nga Allegri.

“Zonja e vjetër” kërkon të përfitojë nga mosmarrëveshjet midis drejtuesve të Arsenalit dhe Pierre-Emerick Aubameyang, pikërisht këtë situatë duan të shfrytëzojnë italianët për të bindur lojtarin të kalojë në Torino që në janar.

Drejtuesit e bardhezinjve synojnë ta marrin sulmuesin fillimisht në formë huazimi deri në fund të sezonit për ta blerë më pas përfundimisht.

Gjithçka do të shihet në muajin janar të vitit 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat