Frika

Futboll

Frika

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:33
Tuchel

Është rritur shumë në Premier League frika ndaj infektimeve me Covid, me të cilët po përballen shumë klube.

Edhe në shtëpinë e Chelsea-t situata është shumë e ashpër me vetëm 16 lojtarë në dispozicion të trajnerit Thomas Tuchel në ndeshjen e fundit të luajtur dhe barazuar 0-0 kundër Wolves.

Një moment me të vërtetë i komplikuar për të cilin trajneri i londinezëve ka folur në kanalet zyrtare të klubit me shumë sinqeritet dhe frikë.

“Zakonisht, mendojmë vetëm për ndeshjen që duhet të luajmë, por është e pamundur ta bësh në këtë periudhë. Nuk jemi të qetë dhe mendojmë për tamponët që na bëjnë dhe për rezultatet e tyre”, ka thënë Tuchel.

“Para se të niseshim për ndeshjen kundër Wolves, po përgatiteshim, kemi lëvizur vetëm pasi disa kanë rezultuar pozitivë. Kemi mbërritur në vend dhe kemi zbuluar se një tjetër ishte pozitiv. Nuk kemi udhëtuar bashkë,  ishim të shqetësuar.

“Na kanë zgjuar në mëngjes në orën 8:30 për të bërë një tampon tjetër. Askush nuk  e dinte, kështu që  i kemi zgjuar të gjithë. Nuk mund të jesh 100% i përqendruar mbi ndeshjen. Kështu është e pamundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat