Silva me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt

Futboll

Silva me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:02
Silva me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt

Bernardo Silva me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester City.

Drejtuesit e klubit, me kërkesën e trajnerit Pep Guardiola, kanë vendosur ta shpërblejnë futbollistin, i cili po shkëlqen këtë sezon me Cityzens, duke i ofruar rinovimin e kontratës.

27-vjeçari ishte shumë pranë largimit gjatë merkatos së verës, por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar, pasi portugezi në 17 javë kampionat ka realizuar shtatë gola duke ndryshuar situatën rreth tij.

Në rast se palët arrijnë marrëveshjen me kontratën e re Bernardo Silva do të përfitojë 300.000 stërlia në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat