Conte: Tottenham nuk mund ta pranojë vendimin e UEFA-së

Futboll

Conte: Tottenham nuk mund ta pranojë vendimin e UEFA-së

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:05
Antonio Conte

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka thënë që nuk mund ta pranojë vendimin e padrejtë të UEFA-së, që i eliminoi nga Liga e Konferencës.

Spurs nuk zhvilluan takimin ndaj Rennes shkaku që kishin raste të shumta me COVID-19, derisa të hënën, UEFA vendosi ta vlerësojë si ndeshje e dorëzuar në tavolinë dhe i dhuroi fitoren skuadrës franceze me rezultat zyrtar 3 – 0.

Kështu, Tottenham e mbylli grupin si pozitë e tretë, prandaj edhe u eliminuan nga Liga e Konferencës, këtë gjë assesi nuk mund ta pranojë Conte, që e sheh si vendim i padrejtë.

“Për mua, klubin dhe tifozët ishte vendim i padrejtë nga UEFA. Është plotësisht i padrejtë. Merituam të luajmë për kualifikim në fushë, jo në këtë mënyrë”.

“Jam shumë i zhgënjyer nga vendimi i UEFA-së. Nuk mund ta pranojë këtë gjë”.

Ndërkohë, Tottenham nesër do zhvillojë ndeshjen kundër West Ham për EFL Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat