Aliji fantastik

Futboll

Aliji fantastik

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:12
Aliji fantastik

Futbollistët e Sileksit në mënyrë brilante e kanë përfunduar gjysmësezonin e parë, duke fituar titullin kampion vjeshtor.

Skuadra nga Kratova në gjysmësezonin vjeshtor ka shënuar 37 gola, kurse i ka pranuar vetëm 5, ndërkohë që janë edhe në gjysmëfinale të kupës, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Nëse duhet dalluar një lojtar në këtë skuadër fantastike të krijuar nga trajneri Gorazd Mihajlov, atëherë padyshim se është mesfushori Burhan Aliji. Mesfushori kumanovar zhvilloi një sezon për tu mbajtur mend, duke shënuar edhe katër gola dhe katër asiste.

Aliji ka qenë lojtar pa kompromis te Sileksi. Në fitoren në ndeshjen derbi kundër Vardarit në Shkup ka luajtur me kokë të përgjakur dhe të fashuar, duke treguar se si luftohet për ngjyrar e klubit.

Për paraqitjet e shkëlqyeshme Aliji është gjendur edhe në ekipin e sezonit vjeshtor nga dy ligat perëndim dhe lindje nga portali “makfudbal”, së bashku me dy bashkëlojtar të tjerë dhe me trajnerin e tij Gorazd Mihajlov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat