Inzaghi: Jemi në një moment të mirë

Futboll

Inzaghi: Jemi në një moment të mirë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:20
Inzaghi: Jemi në një moment të mirë

“Jemi në një moment të mirë, djemtë janë të gjithë të përfshirë në skuadër. Jemi me fat që mund të punojmë gjithmonë shumë mirë, pavarësisht ndeshjeve të shumta që kemi pasur. Po bëjmë mirë, por e dimë se rruga jonë është ende shumë e gjatë”.

Keto janë fjalët e Simone Inzaghit në prag të sfidës ndaj Torinos, që do të jetë edhe e fundit për këtë vit kalendarik për të. Ai u ndal gjithashtu te fakti që ata tashmë janë kampionë dimri, tek ndeshja e nesërme, si dhe te lufta për titull.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

“Kemi parë që në këto 18 ndeshjet e para të ligës kreu i renditjes ka ndryshuar shpejt. Jemi në përputhje me atë që na kishte kërkuar klubi, që kualifikimi në fazën tjetër në Champions dhe për të qëndruar në katër vendet e para në kampionat, ndaj jemi të lumtur.

Ekipi po punon shumë mirë dhe ky është një stimul për të na bërë të vazhdojmë në këtë rrugë duke e ditur që gjithmonë ka shumë gracka”.

TITULLI KAMPION- “Me 20 ndeshje që mungojnë nga tani deri në fund gjithçka është ende shumë e gjatë, ne e dimë se çfarë na ofron kalendari, por tani shqetësimi im është për ndeshjen e nesërme sepse kemi një ekip të shëndetshëm dhe shumë të organizuar”.

TORINO- “Juric ka lojtarë cilësorë dhe sasiorë dhe në katër ndeshjet e fundit ka bërë dy barazime dhe dy fitore. Ajo është në një seri pozitive, trajneri është shumë i përgatitur dhe unë e respektoj shumë, ai është në gjendje të nxjerrë më të mirën në ekipet e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat