Parqe dhe miliona fitime, zbulohen detajet e stadiumit

Futboll

Parqe dhe miliona fitime, zbulohen detajet e stadiumit

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 18:45
Parqe dhe miliona fitime, zbulohen detajet e stadiumit

Lajmi që Interi dhe Milani do të kenë një stadium të ri, gëzoi shumë tifozët e të dyja skuadrave, të cilët mendojnë se nëse duan të rivalizojnë me klubet më të mëdha në botë, atëherë duhet të kenë një stadium modern.

Stadiumi i ri do të quhet “Katedralja” dhe është prezantuar nga studioja e famshme “Populous” . Mediat italiane kanë zbuluar detajet rreth këtij super projekti.

Do të ndërtohet rreth 110 mijë metra katror me hapësira të gjelbërta, e cila përbën 40 përqind të gjithë zonës. 27 përqind do të jetë e rezervuar për parkim të nëndheshëm. Kjo bën të mundur organizimin e shumë eventeve përreth stadiumit dhe shfrytëzimin maksimal të hapësirave të gjelbërta.

Ky do të jetë projekti më i madh në historinë e dy klubeve.

“Populous” në 38 vitet e fundit ka projektuar më shumë se 3200 projekte në fushën e sportit, ku një prej tyre është dhe stadiumi “Uembli”.

Përveç bukurisë, stadiumi i ri do të jetë dhe një burim shumë i madh të ardhurash për Interin dhe Milanin. Sipas “La Gazzetta dello Sport” duke filluar nga viti 2027, kohë ku planifikohet të përfundojë stadiumi, klubet do të përfitojnë rreth 80 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat