Kimpembe dëshiron kalimin te Chelsea

Futboll

Kimpembe dëshiron kalimin te Chelsea

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 19:02
Presnel Kimpembe

Mbrojtësi i PSG-së, Presnel Kimpembe është në dyshime për të ardhmen te PSG dhe është i tunduar për kalimin te Chelsea, ku do ribashkohet me Thomas Tuchel.

Tekniku gjerman ishte i interesuar për të transferuar një qendërmbrojtës verën e kaluar, por Chelsea në fund nuk u pajtua me Sevillën për shërbimet e Jules Kounde.

Klubi ishte i detyruar të shikojë tjetër opsion dhe tani kanë vëmendjen te Kimpembe, me francezin që e ka të ardhmen në dyshime.

Kimpembe thuhet se është i hapur për një sfidë të re, pasi që vendin e titullarit e ka zënë Sergio Ramos, andaj një kalim në Premierligë shihet si mjaftë i përshtatshëm.

Tuchel e ndihmoi Kimpembe të arrijë këtë nivel të lartë, andaj do ishte i hapur për një ribashkim të mundshëm në “Stamford Bridge”, sidomos pasi do e humbas Antonio Rudiger në verë, që lidhet me kalimin te Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat