Fenerbahce konfirmon lëndimin e Berishës

Futboll

Fenerbahce konfirmon lëndimin e Berishës

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 22:00
Fenerbahce konfirmon lëndimin e Berishës

Klubi i Fenerbahces e ka konfirmuar se futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha është lënduar, njofton Insporti.

Berisha ka ndjerë dhimbje të muskulit të këmbës së djathtë dhe ka filluar fazën e shërimit, teksa nuk është bërë e ditur se sa do të mungojë Berisha.

Berisha ishte titullar në derbin kundër Beshiktashit dhe realizoi golin e dytë.

Ai luajti deri në minutën e 71-të. Në 11 ndeshje në kampionatin turk, sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar tri gola dhe ka bërë edhe dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat