Nga Hajduku i Splitit në KF Ballkani të Therandës 

Futboll

Nga Hajduku i Splitit në KF Ballkani të Therandës 

Nga: K. Goca Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 17:02
Arsim Kabashi dhe Lumbardh Dellova

Futbollisti Lumbardh Dellova u largua nga skuadra me renome kroate Hajduku nga Spliti, duke iu bashkuar Ballkanit nga Theranda. 

Klubi nga Theranda ka konfirmuar përforcimin e ri për pjesën e stinorit pranveror.

“Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë që pas një periudhe të gjatë të negocimeve të prezantojë mbrojtësin, Lumbardh Dellova!

23 - vjeçari që u shpall kampion me Prishtinën sezonin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar, nga dita e sotme do të mbrojë ngjyrat e ekipit tonë. 

𝗟𝘂𝗺𝗯𝗮𝗿𝗱𝗵 𝗗𝗲𝗹𝗹𝗼𝘃𝗮 ka firmosur një kontratë për 3 vite me ekipin tonë dhe është një armë e fortë që na shtohet në mbrojtje.

𝗗𝗲𝗹𝗹𝗼𝘃𝗮 më parë  është aktivizuar me ekipe si Liria, Prishtina dhe Hajduku Splitit prej ku bashkohet në radhët tona. 

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mbrojtësit më të ri dhe shumë suksese me ekipin tonë”, njofton FC Ballkani. 

Skuadra nga Theranda ka përfunduar në vend të tretë në pjesën vjeshtore, me gjithsej 33 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat