Skuadra angleze futet në garë për Adnan Januzajn

Futboll

Skuadra angleze futet në garë për Adnan Januzajn

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 17:10
Skuadra angleze futet në garë për Adnan Januzajn

Pas Barcelonës, edhe West Hami ka shprehur interesim për futbollistin e Real Sociedadit, Adnan Januzajn.

Të dyja klubet kërkojnë që të nënshkruajnë me Januzajn për të cilin nuk do të kenë nevojë të paguajnë dëmshpërblim, pasi 26-vjeçarit i skadon kontrata me klubin spanjoll në fund të sezonit.

Bëhet e ditur se West Hami është në avantazh, pasi trajneri David Moyes ka punuar me Januzajn te Manchester Unitedi, madje i ka dhënë hapësirë të madhe në edicionin 2013/2014.

Në këtë sezon, Januzaj ka shënuar dy gola dhe po aq asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat