Do përballet me Chelsean, reagon Conte

Futboll

Do përballet me Chelsean, reagon Conte

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 09:17
Antonio Conte

Trajneri Antonio Conte beson që nuk do e kenë të lehtë të fitojnë trofe në Angli.

Spurs triumfuan 2 – 1 ndaj West Ham, derisa në gjysmëfinale do përballen me Chelsean.

Conte beson se të katër skuadrat besojnë se do e marrin Carabao Cup seriozisht dhe do bëjnë çmos për të fituar pikët e plota.

“Mendoj se është mirë që Tottenham ka arritur në gjysmëfinale të garës. Mund të shohësh skuadrat që kanë arritur në gjysmëfinale – Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe ne, nënkupton se çdo skuadër dëshiron ta fitojë trofeun”.

“Më kujtohet kur isha te Chelsea, ky trofe nuk ishte sekondar, por e përdorem këtë trofe për të luajtur me lojtarë të rinj ose me lojtarët që nuk arrijnë të hynë në formacionin bazë”

“Tani, e shoh që Angli është vështirë të fitojë trofe, shumë vështirë sepse duhet të mposhtësh skuadra të rëndësishme”.

“Mposhtëm West Hamin, të mos harrojmë ata eliminuan Man Unitedin dhe Cityn, në Angli është shumë vështirë për të fituar diçka”, deklaroi ai.

Përballja e parë zhvillohet me 5 janar 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat