Real Sociedad afër të transferojë yllin e PSG-së

Futboll

Real Sociedad afër të transferojë yllin e PSG-së

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 09:39
Rafinha dhe Di Maria

Real Sociedad shihet si destinacioni më i mundur për yllin e PSG-së, Rafinha.

Që nga kalimi në “Parkun e Princave”, 28-vjeçari ka zhvilluar 37 paraqitje në të gjitha garat.

Sidoqoftë, vetëm pesë prej tyre ka qenë këtë edicion me braziliani që ndeshjen e fundit e zhvilloi me 15 tetor.

Me gjigantin francez që dëshiron të zvogëlojë skuadrën, gazetari Fabrizio Romano thotë që ish lojtari i Barcelonës do rikthehet në La Liga, te Sociedad.

Edhe pse disa detaje ende nuk janë arritur, Romano shton se do jetë huazim për gjashtë muaj.

Sociedad duan përforcime pasi humbën katër ndeshjet e fundit, një formë që ndikoi të zbresin në pozitën e gjashtë në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat