Klopp: Askush nuk më dëgjon

Futboll

Klopp: Askush nuk më dëgjon

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:13
Klopp: Askush nuk më dëgjon

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp bën të ditur se sot do të ketë një takim mes trajnerëve dhe Ligës për të diskutuar çështjet që lidhen me valën e re të Covid-it, e cila po shkatërron edhe vetë kampionatin anglez.

Trajneri gjerman nuk është dakord me vendimin e marrë të hënën e kaluar për të mos rishikuar angazhimet e skuadrave të Premier League gjatë këtyre festave.

Dje, Liverpool-i i tij eliminoi Leicester-in nga “Carabao Cup”, duke shkuar në gjysmëfinale kundër Arsenalit, të cilën gjermani do të preferonte ta luante me një ndeshje të vetme dhe jo me një raund të dyfishtë, siç pritet (ndeshja e parë më 3, kthimi më 10 janar).

Ish-trajneri i Mainz tha: “Mendoj se një ndeshje e vetme do të ishte më mirë, por padyshim që ajo që them nuk është shumë e rëndësishme. Nëse në vend të kësaj konfirmohen dy ndeshjet, ne do t’i luajmë ato. Sigurisht, në këtë situatë do të ishte më mirë të luhej vetëm një”.

Më pas ai flet për deklaratat e bëra nga kapiteni i Liverpool-it, Jordan Henderson për BBC në lidhje me trajtimin e lojtarëve:

“Unë nuk po flas për mirëqenien e lojtarëve vetëm këtë vit, kam folur për këtë prej gjashtë vitesh ose më shumë. Nëse gjërat që them ndihmojnë, atëherë do t’i përsërisja shumë më shpesh. Por, nuk ndihmojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat