Formacionin më i mirë më lojtarë nga Europa

Futboll

Formacionin më i mirë më lojtarë nga Europa

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 17:00
Formacionin më i mirë më lojtarë nga Europa

Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave, shkurt IFFHS, ka publikuar formacionin më të mirë më lojtarë nga Europa.

Në të janë përfshirë katër lojtarë që u shpallën kampionë Europe në EURO 2020 me Italinë. Njëri është lojtari i turneut, Gianluigi Donnarumma.

Nuk mungojnë në mbrojtje Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, ndërkohë që reparti i prapavijës plotësohet nga Cesar Azpilicueta dhe Ruben Dias.

Italiani tjetër është Jorginho, që mesfushën e ndan me yje si Kevin De Bruyne dhe N’golo Kante. Sulmi është “bombë”, me Robert Lewandowski të mbështetur nga Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo.

Trajneri i kësaj skuadre është zgjedhur Thomas Tuchel, kurse në stol janë gjermanët Antonio Rudiger, Manuel Neuer dhe Thomas Muller. Skuadra kompletohet me portugezët Joao Cancelo e Bruno Fernandes, si dhe me sulmuesit Karim Benzema e Erling Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat