Shehu: Nëse fton këtë derbi, Partizani kthehet i frikshëm

Futboll

Shehu: Nëse fton këtë derbi, Partizani kthehet i frikshëm

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 17:29
Shehu: Nëse fton këtë derbi, Partizani kthehet i frikshëm

Derbi i kryeqytetit është edhe nostalgji. Për dekada me radhë ka dhuruar emocione pa fund me protagonistë që kujtohen edhe sot për spektaklin që kanë dhuruar. I tillë është edhe Ylli Shehu, ish-sulmues i Partizanit, që nga “Air Albania” dha opinionin e tij për këtë sfidë të shumëpritur.

“Partizani është në situatë kritike, por derbi mbetet derbi, futbollistët do të japin më të mirën për të kënaqur tifozët tanë, kudo janë. Derbi ka mbetur i tillë. Ndryshimi është ky stadium fantastik. Tifozët dikur rrinin pranë njëri- tjetrit, nuk kishin kaq shumë kushte. Diçka më e bukur tani, atmosfera e stadiumit të jep më shumë kënaqësi. Në derbi futbollistët gjithmonë japin më të mirën.”

Derbi i kthesës: “Para dy viteve, kur doli Tirana kampion, kthesën e bëri në derbi. U bë e pathyeshme deri në fund. Partizani ka zhvilluar lojëra të mira dhe pikët i ka humbur vetë, nga gabimet që ka bërë. Nëse do të fitojë sot, do të jetë Partizan më i frikshëm. Derbi të jep frymëzim dhe kurajë për në ndeshjet e radhës. Nëse humbet, mund bien në pesimizëm.

Mesazhi për tifozët: “Sot, stadium do të jetë plot. Tifozëve i bëj thirrje të krijojnë atmosferën e bukur në derbi dhe të jenë pak më të kujdesshëm me sharjet sepse kanë filluar të vijnë më shumë familjarë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat