Një derbi i çmendur për historinë shqiptare

Futboll

Një derbi i çmendur për historinë shqiptare

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 21:58
Një derbi i çmendur për historinë, Tirana triumfon me gol në minutën e 100-të

Një derbi si një kartolinë urimi për festat e fundvitit, ai i mbrëmjes së sotme në “Air Albania’, me partizanin e Tiranën që prodhuan një përballje spektakolare, teksa në fund festa ishte e gjitha për bardheblutë, që ia dolën të triumfojnë me shifrat 2:1.

Një gol i Përgjonit në pjesën e parë dhe një tjetër i Xhixhës në minutat e fundit shtesë, zhvlerësuan barazimin e përkohshëm të “të kuqve” me Stenio Junior dhe i dhanë një tjetër 3-pikësh Tiranës, që mbyll vitin në krye me 33 pikë, 5 më tepër se Kukësi i vendit të dytë.

Në fushë gjithçka ishte perfekte, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozërinë, që ofroi përkrahje gjatë gjithë 90-minutëshit, por nuk i kurseu tymueset, flakadanët dhe sendet në fushë, duke detyruar arbitrin kryesor të ndërpresë lojën të paktën katër herë.

Pikërisht derbi i kryeqytetit ishte edhe shfaqja e fundit futbollistike për vitin 2021 në vend, në pritje të një viti tjetër, pse jo më emocionues e më spektakolar se ky që lamë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat