Rregullat për të hyrë në stadium

Futboll

Rregullat për të hyrë në stadium

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:27
Rregullat për të hyrë në stadium

Qeveria italiane po shqyrton sërish shtrëngimin e masave sa i përket frenimit të përhapjes së pandemisë së COVID-19 dhe variantit të ri “Omicron” që po përhapet me ritme të shpejta në të gjithë shtetin italian.

Sa i përket pjesës sportive, në Itali përveçse “Super Green Pass”-i (dy dozat e vaksinës ose certifikatës së shërimit nga Koronavirusi), tifozët duhet të mbajnë me detyrim edhe maskën FFP2. Kapaciteti i personave në stadium do të qendrojë përsëri në masën 75%.

Ndalohe gjithashtu dhe konsumimi i ushqimeve e pijeve brenda sallave sportive.

Një ashpërsim i masave ky për futbollin italian ku ende nuk ka një datë zyrtare për këto rregulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat