Prishtina e Vokrrit, Muriqit, Canës... nuk harrohet, kur e turpëruan Zvezdën në Beograd! Pastaj ndodhen arrestimet 

Futboll

Prishtina e Vokrrit, Muriqit, Canës... nuk harrohet, kur e turpëruan Zvezdën në Beograd! Pastaj ndodhen arrestimet 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 11:29
Nga e majta lartë: Favzi Rama, Sllobodan Shujica, Faton Domi, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviq, Petre Gruesvki. Ulur nga e majta: Faruk Domi, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana dhe Zoran Batroviqi

Edhe sot gjeneratat e vjetra flasin me krenari për Prishtinën e viteve të 80-ta.

Prishtina për pesë vite (1983-1988) ka qenë anëtar e Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Gjenerata e artë e Prishtinës edhe sot është në zemrat e gjeneratës së vjetër, kujtojnë kur e turpëruan Cërvena Zvezdën në “Marakana”, duke e gjunjëzuar me rezultatat 3:1 pikërisht me 16 tetor të vitit 1983 në kuadër të javë së 11-të. 

Lere që e turpëruan Zvezdën, por regjimi primitiv serb e ish jugosllav, arrestuan me qindra tifozë pas ndeshjes.

Disa nga ata që ishin në stadiumin, kujtojnë tmerrin pas ndeshjes, ku milicia serbe pa fije turpi arrestonte tifozët e Prishtinës, sipas tyre kanë brohoritur eho, eho, eho.

Gjeneratë që e bëri krenarë popullin e Kosovës, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi, Agim Cana, Edmond Rugova, Favzi Rama, Faruk Domi, Skënder Shengyli etj.  

Me 16 tetor, 1983

Cërvena Zvezda-Prishtina 1:3 (1:0)
Stadiumi Marakana, Beograd.
Shikues: 10.000.
Gjyqtara: Stipe Glavina.
Shënues: Boshko Gjurovski (30’-nga penalltia) – Agim Cana (55’), Zoran Batroviq (68’ e 72’).

Cërvena Zvezda: Ivkoviq, Komadina (Gjuroviq), Jovin, Bankoviq, Elsner, B. Gjurovski, Shestiq, Millojeviq, Nikoliq, Janjanin dhe Mrkella.
Prishtina: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli, Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Petre Gruevski, Favzi Rama, Rifat Mehinoviq, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri (Edmond Rugova), Agim Cana dhe Zoran Batroviqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat