Ancelotti: Kam mesfushën më të mirë në planet

Futboll

Ancelotti: Kam mesfushën më të mirë në planet

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 16:08
Ancelotti: Kam mesfushën më të mirë në planet

Carlo Ancelottit po i shkon shumë mirë aventura e dytë si trajner i Real Madrid. Ekipi kryeson kampionatin spanjoll me 8 pikë më shumë se Sevilla, teksa e mbylli në vend të parë fazën e grupeve në Champions League.

Mesfusha është pika më e fortë e “Los Blancos” dhe në rrëfimin për iberiken AS, 62-vjeçari italian nuk i kursen elozhet për treshen Luka Modric-Toni Kroos-Casemiro.

“Modric kujdeset shumë për veten, mes stërvitjes dhe mbajtjes së dietës. Lojtarët e sotëm, edhe pse po zhvillojnë më shumë ndeshje se më parë, mund të luajnë për një kohë të gjatë.

Ata që arrijnë moshën e Modric, Cristiano Ronaldo apo Ibrahimovic kanë merita të mëdha, pasi kanë qenë shumë profesionistë. Edhe Kroos e Benzema mund të luajnë në nivele të larta deri në moshën 40-vjeçare.

Sigurisht që për një sulmues është më e vështirë për shkak të konsumit të madh fizik, por besoj se të tre lojtarët e mi mund t’ia dalin të luajnë deri 40 vjeç.

Unë kam mesfushën më të mirë në botë me Modric, Kroos dhe Casemiro. Ata kanë një eksperiencë të madhe dhe nuk kanë krahasime me të tjerët kur luajnë të tre bashkë”, deklaroi trajneri i Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat