Herrera: Mbappe do të jetë lojtari më i mirë në botë për shumë vite

Futboll

Herrera: Mbappe do të jetë lojtari më i mirë në botë për shumë vite

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 17:35
Herrera: Mbappe do të jetë lojtari më i mirë në botë për shumë vite

Mesfushori i PSG-së, Ander Herrera ka folur për shokët e skuadrës, sulmuesit, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Mesfushori spanjoll tha se Mbappe do të jetë lojtari më i mirë në botë për disa vite, por Messi është numri një dhe për këtë të gjithë jemi dakord.

“Kylian do të jetë lojtari më i mirë në botë për shumë vite, por të gjithë jemi dakord që Leo është numri një.

Pa dyshim. Mbappe e respekton shumë Leon dhe dëshiron të mësojë prej tij.

Lojtarët e mirë e kuptojnë gjithmonë njëri-tjetrin. Është e natyrshme. Ata flasin të njëjtën gjuhë në fushë”, tha Herrera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat