Hakmerret ndaj kampionëve të Europës

Futboll

Hakmerret ndaj kampionëve të Europës

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 18:43
Hakmerret ndaj kampionëve të Europës

The Guardian ka publikuar klasifikimin e saj të 100 futbollistëve të vitit 2021.

Fituesi i renditjes është Robert Lewandowski, i cili ka dalë para Messi-t, dhe, në mënyrë surprizë, Mohamed Salah.

Është në vendin e pestë i vetmi italian në Top 10, pavarësisht europianit, Jorginho i Chelsea-t, ndërsa Cristiano Ronaldo është i teti.

Romelu  Lukaku është i  11-ti, ndërsa mes 20 të parëve figurojnë vetëm dy italianë: Donnarumma i 12-ti dheChiesa i  17-ti, të pozicionuar mbrapa  Bruno Fernandes dhe Harry Kane.

Leonardo Bonuçi dhe Giorgio Chiellini janë edhe mbrapa Pedri-t, në vendin e 22-të dhe të 24-t, ndërsa Barella është vetëm një pozicion para Mason Mount.

Për The Guardian, Verrati meriton vendine  36-të, Simon Kjaer të 54-in, mbrapa portieri të Aston Villa-s, Emiliano Martinez.

Mes të tjerëve janë Zlatan Ibrahimovic (56), Dusan Vlahovic (57), Lorenzo Insigne (62), Ciro Immobile (66), Leonardo Spinazzola (73, mbrapa Marcos Llorente dhe Jude Bellingham…), Marcelo Brozovic (81), Duvan Zapata (83) dhe Joakim Maehle (96).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat