Rummenigge: Ai është i prerë për Bayernin

Futboll

Rummenigge: Ai është i prerë për Bayernin

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 19:18
Rummenigge: Ai është i prerë për Bayernin

“Federico Chiesa është lojtar për Bayern Munich”. Karl-Heinz Rummenigge nuk ka dyshime dhe këshillon kampionët e Gjermanisë të blejnë sulmuesin e Juventusit. Rumenigge, i cili ishte CEO i Bayern Munich nga viti 2002 deri më 2020, promovon sulmuesin italian.

“Mund të konfirmoj se ai është një lojtar i madh. Chiesa ka treguar gjithmonë anët e tij të mëdha me fanellën e Italisë, me Fiorentinën dhe me Juventusin. Ai është një lojtar ideal për Bayern Munich”, – shtoi Rummenigge.

Emri i Federico Chiesa nuk është i ri në Mynih. Julian Nagelsmann, trajneri i Bayernit, kishte folur për anësorin e Juventusit në një nga konferencat e para për shtyp, pas marrjes së detyrës në stolin e kampionëve gjermanë: “Ai është një lojtar i madh, sepse mishëron energji dhe dinamizëm të jashtëzakonshëm.

Unë e njoh atë prej një kohe të gjatë dhe mendoj se është i jashtëzakonshëm, sepse është kaq i shkujdesur. Ai driblon shpesh dhe është shumë i shpejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat