Rrëfehet Mancini

Futboll

Rrëfehet Mancini

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 19:33
Rrëfehet Mancini

Roberto Mancini është rikthyer të flasë në lidhje me Botërorin Katar 2022. Italia duhet të kalojë dy pengesa për të marrë pjesë në turneun më të rëndësishëm për kombëtare.

Në fillim Maqedonia e Veriut në Romë dhe pas ditë ditësh “finalja” në transfertë me fituesin e çiftit Portugali-Turqi, sfida që do të zhvillohen në marsin e vitit të ardhshëm.

Trajneri i kampionëve të Europës beson te djemtë e tij, diçka që e shpreh në prononcimin e dhënë për Sky Sport. “Unë vazhdoj të jem shumë optimist në lidhje me kualifikimin në Botëror.

Ndeshja e parë do të jetë e vështirë. Nëse ia dalim të fitojmë, na pret një takim akoma edhe më shumë i vështirë. Fakti që do të luajmë gjithçka në 90 minuta përmban shumë të panjohura brenda”.

Pengu i renditjes në vend të dytë në fazën e grupeve pas Zvicrës mbetet, por Mancini pranon verdiktet e fushës dhe karikon skuadrën e tij. “E dinim që ishte një grup i vështirë, por e humbëm vetë vendin e parë.

E meritonim kualifikimin shumë më herët se në ndeshjen e fundit. Gjithsesi, ky është futbolli. Duhet të përveshim mëngët dhe të ecim përpara me besim”, deklaroi trajneri i Italisë.

Më pas një koment për Joao Pedron, brazilianin e natyralizuar të Cagliarit, i cili shpreson të marrë një ftesë nga kombëtarja e kaltër. “E njohim mirë Joao Pedron, luan prej vitesh në Itali dhe ka shumë cilësi.

Deri në mars do ketë disa lojtarë që mund të rriten e përmirësohen”. Në fund finalja e Euro 2020 kundër Anglisë në mitikun “Wembley”, që u vendos nga pika e penalltive.

“Nuk do doja të shkonte finalja në penallti. Gjitha ata njerëz, 120 minuta futboll… por e dinim se do të kishim një shtytje ekstra nga të gjithë dhe për fat të mirë ia dolëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat