Shqiptari, sulmuesi më efikas në gjysmësezonin vjeshtor në 1B Pro në Belgjikë  

Futboll

Shqiptari, sulmuesi më efikas në gjysmësezonin vjeshtor në 1B Pro në Belgjikë  

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 23:18
Daci, sulmuesi më efikas në gjysmësezonin vjeshtor në 1B Pro në Belgjikë  

KVC Westerlo e ka përfunduar sezonin vjeshtor në vendin e parë në 1B Pro League (liga e dytë) në Belgjikë, duke grumbulluar 34 pikë, prej tyre 10 fitore, 4 barazime dhe një humbje (30-14 goldallimi), shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Skuadra ku luan sulmuesi shqiptarë nga Shkupi, Erdon Daci, ka dhjetë pikë më shumë se Wasland Beveren.

Meritat më të mëdha për titullin kampion vjeshtor padyshim se i takojnë edhe Dacit, i cili ka pasur një gjysmësezon fantastik, duke shënuar tetë gola.

Falë këtyre golave dhe paraqitjeve të tija të shkëlqyeshme, Liga e dytë ose Proximus për nga statistikat e bëra, e ka shpall Erdon Dacin, sulmuesin më efikas në pjesën e parë të sezonit.

Golat 23-vjecarit i kanë siguruar Westerllos pikë shumë të vlefshme në ligën ku garojnë.

Sezoni pranveror në ligën e dytë belge rinis me 21 janar të vitit 2022, kur Westerlo në terren të vet e pret Deinzen e vendit të katërt.

Kujtojmë se, Daci te Westerlo kaloi nga skuadra turke Konyaspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat