Bayerni gjen pasardhësin e Coman në Angli

Futboll

Bayerni gjen pasardhësin e Coman në Angli

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 11:53
Bayerni gjen pasardhësin e Coman në Angli

Bayern Munchen do të shpenzojë 50 milionë euro në merkaton e janarit për brazilianin Raphinha të Leeds United.

25-vjeçari është pjesë e ekipit anglez prej tetorit të vitit të kaluar dhe ka bërë shumë mirë deri tani në Premier League.

Këtë sezon ka shënuar 8 gola në kampionat, teksa në tetor ai debutoi me kombëtaren braziliane (5 ndeshje dhe 2 gola).

TNT Sports raporton se Raphinha do të transferohet te Bayern Munchen, ndërkohë që Leeds United do të përfitojë 50 milionë euro.

Lojtari latin shihet si pasardhësi i Kingsley Coman. Francezi nuk po rinovon kontratën me bavarezët dhe në verë do të provojë një aventurë të re në karrierë.

Nga ky operacion i merkatos do të përfitojë 1.5 milionë euro klubi brazilian i Avai, aty ku sulmuesi i djathtë nisi karrierën si profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat